Vrasje në familje

Të shkurtra 0 Komente »

Një goditje e fortë dere u dëgjua në shtëpinë e Almës dhe Agim Shehut të shtunën në darkë. Agimi hapi derën dhe pa detektivin e zonës me një hije të ngrysur në fytyrë. E pyet se ç’kishte ngjarë, e detektivi më së fundi sqaron:
‘Më vjen shumë keq t’ju informoj për vdekjen e vëllait të zonjës Shehu, e gjetëm sot në drekë të masakruar.’
Agimi në moment shprehet: ‘Kush ia ka bërë një gjë kaq të tmerrshme Benit? Ime shoqe do të shkatërrohet nga ky lajm.’
Agimi ftoi detektivin në shtëpi për t’i thënë lajmin gruas së tij. Alma u bë histerike nga lajmi tronditës. Detektivi i kerkoi ciftit të paraqiteshin në komisariat të nesërmen për deklaratat e tyre.
Të nesërmen çifti u paraqit tek zyra e detektivit, gati për pyetjet e përgatitura. Detektivi kaloi direkte në temë: ‘Keni ndonjë ide se kush mund ta ketë bërë dicka të tillë? Duket sikur Beni e njihte vrasësin e tij.’

Agimi pa nga Alma dhe filloi: ‘Po tani unë di që Turi, burri i motrës time Bona, është njeri shumë i çuditshëm dhe e ka kërcënuar Benin në shumë raste nëpër zënka që kanë patur me njëri tjetrin.’ Alma e përlotur filloi të fliste me qetësi: ‘ Eshtë gjithashtu vëllai tjetër imi, Genti, po ai nuk besoj të ketë bërë gjë sepse ka qënë shumë i lidhur me Benin e për më tepër ai ka qenë jashtë qytetit për më shumë se një muaj.’
Agimi ndërkohë shtoi: ‘Ah po, është xhaxha Iliri. Beni gjithnjë ka uruar vdekjen e tij sepse mendonte se do ti merrte pasurinë, Ilirit i ishte mbushur mendja që Beni do ta vriste një ditë. Por ndërkohë, dajë Filipi i kishte Benit shumë para borxh dhe Beni e kërcënonte haptazi për to.’
Detektivi menjëherë tha: ‘Dëgjova mjaft për këtë histori. Eshtë fare e qartë se Benin e keni vrarë ju zoti Agim Shehu, e që tani jeni i arrestuar.’

Si arriti detektivi në këtë konkluzion?

Gruaja ideale për Ervinin

Raymond Smullyan 0 Komente »

Gruaja ideala për Ervinin është bjonde, sy blu, elegante dhe e gjatë. Ervini njeh katër gra: Adelën, Brunën, Kamelën dhe Dorinën. Vetëm njëra nga gratë ka të gjitha karakteristikat që i pëlqejnë Ervinit.

1.Vetëm tre nga gratë janë sy blu dhe elegante.
2. Vetëm dy nga gratë janë bjonde dhe të gjata.
3. Vetëm dy nga gratë janë elegante dhe të gjata.
4. Vetëm njëra nga gratë është sy blu dhe bjonde.
5. Adela dhe Bruna kanë të njëjtën ngjyrë sysh.
6. Bruna dhe Kamela kanë të njëjtën ngjyrë flokësh.
7. Kamela dhe Dorina nuk janë të dya elegante.
8. Dorina dhe Adela kanë të njëjtën gjatësi.

Cila nga keto katër gra është gruaja ideale për Ervinin?

Shënim*: Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen këtu.

Nuk ka…

Raymond Smullyan 0 Komente »

Veliajt, Lilajt dhe Spahiajt e kanë zakon ti referohen femijëve të tyre me numër rendor sipas rradhës së lindjes. Fjalitë më poshtë i referohen fëmijëve të këtyre tre familjeve:

1. Fëmija i dyte i secilës familje ka tre vellezër.

2. Fëmija i tretë i secilës familje ka dy motra.

3. Fëmija i katërt i Lilajve dhe fëmija i katërt i Veliajve e kanë të njëjtë numrin e vëllezërve.

4. Fëmija i pestë i Veliajve dhe fëmija i pestë i Spahiajve e kanë të njëjtë numrin motrave.

5. Fëmija i gjashtë i Spahiajve e ka të njëjtë numrin e vëllezërve me numrin e motrave të fëmis së gjashtë të Lilajve.

6. Çdo familje ka numër të ndryshëm fëmijsh.

7. Në njërën nga familjet fëmija i parë është djalë.

8. Në njërën nga familjet fëmija i fundit është vajzë.

9. Në ditën kur djali i parë i familjes u martua me vajzën e fundit të familjes tjetër, vetëm dy familje kishin arsye celebrimi. Familja e nuses dhe familja e dhëndërit.

Cila nga tre familjet nuk mori pjesë në dasëm?

Shënim*: Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen ketu.

Qyteza

George J. Summers 0 Komente »

Në një qytezë të vogël jetojnë katër tregtarë: Arian, Bekim, Klodi, Dorian.

1. Secila nga shtëpitë e tregtarëve ndodhet në kryqëzimin e dy ose më shumë rrugëve siç tregohen në vizatimin më poshtë:

Qyteza

2. Një ditë, Ariani vizitoi shtëpin e shokut të tij më të mirë Bekimi, Bekimi vizitoi shtëpin e shokut te tij të ngushtë Klodi, Klodi vizitoi shtepinë e shokut të tij të ngushtë Dorian. Së fundi, Doriani vizitoi shtepinë e shokut të tij të ngushtë Arian.

3. Atë ditë, rruga për secilin tregtar :
a. Filloi me daljen e tyre nga shtëpia dhe përfundoi me arritjen e tyre tek shtepitë e miqve të secilit.
b. Përfshinte ndalesa në disa prej shtëpive që gjendeshin në blloqet e qytezës. ( Bllok është një pjesë e rrugës që ndodhet midis dy kryqëzimeve me shtëpi në të dya anët e rrugës. )
c. Rezultoi në përshkimin e të gjithë blloqeve të qytezës vetëm njëherë nga njëri tregtar.

Cili nga katër tregtarët përshkoi tek të gjitha blloqet e qytezësr të arritur në destinacion?

Shënim*: Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen këtu.

Letrat

George J. Summers 0 Komente »

Tetë letra bixhozi janë vendosur mbi një tavolinë në këtë mënyrë. Letrat janë të gjitha me pamje nga poshtë.

Letrat

1. Ka të paktën një Çupë midis dy Derrave.

2. Ka të paktën një Derr midis dy Fantave.

3. Asnjë Fant nuk gjendet pranë një Çupe.

4. Ka vetëm një As.

5. Asnjë Derr nuk gjendet pranë Asit.

6. Të paktën një Derr gjendet pranë një Derri tjeter.

7. Letrat mund të jenë vetëm : Derr, Çupë, Fant dhe As.

Cila nga letrat është As? (sipas numrave te dhënë në imazh)

Shënim*: Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen ketu.

Problema në format per t’u printuar ose per t’u zmadhuar:

Image and video hosting by TinyPic

Karakterizim Llogjik

Raymond Smullyan 0 Komente »

Në “13 orët” nga Thurber

‘Derisa është e mundëshme të prekësh një orë pa e ndalur atë, atëherë është e mundur edhe ta vësh në punë nje orë pa e prekur atë. Kjo është llogjika siç e shoh dhe e kuptoj unë.’

———————————-

Shumë experimente janë bërë në ditët tona për të përkthyer idiomat nga një gjuhë në një gjuhë tjetër. E persëri nga gjuha tjetër në gjuhën fillestare.Kuptimi i këtyre eksperimenteve është për të parë ndrydhjen që pëson shprehja apo idioma. Kur u munduan të përkthenin nga Anglishtja në Rusisht e më pas sërisht në Anglisht shprehjen “Fryma është e gatëshme, por mishi eshte i dobët”, doli “Vodka është e mirë, por mishi është i prishur”

Ndërsa kur provuan shprehjen “Larg syve, larg zemrës” pas përkthimit doli “Budalla i verbër”

———————————

Problema më e vështirë!

Raymond Smullyan 0 Komente »

Problema më poshtë është e modifikuar nga George Boolos. Para se të paraqes problemën dua te vë në dukje se përgjigjja e kësaj probleme gjëndet nëpër faqe të ndryshme interneti për nga niveli i lartë i vështirësis. E postova këtu më shumë si kuriozitet sesa si domosdoshmëri zgjidhjeje.

Tre zotër A, B dhe C karakterizohen si: i sinqerti, i rremi, dhe i rastësishmi. D.m.th njëri thotë gjithnjë të vërtetën, tjetri gjithmonë gënjen, ndërsa tjetri jep përgjigje rradhe ose të vertetë ose gënjeshtër. Detyra jote është të gjesh identitetin e secilit me anë të tre pyetjeve pohuese ose mohuese. Nga një pyetje për zot. Të tre zotërit e kuptojnë gjuhën që ju komunikohen pyetjet, por preferojnë të përgjigjen në një gjuhë që ne nuk e dijmë. (shëmbull : e zëmë sikur nuk e njohim Anglishten dhe nuk i kuptojmë fjalët YES dhe NO)

Cilat do të ishin pyetjet?

Koshi me zara - (të shkurtra dhe të thjeshta)

Të shkurtra 9 Komente »

Kemi një kosh me 96 zara të barabartë në peshë dhe në madhësi. Vetëm njëri nga zarat peshon më pak se të tjerët. Duke patur në dispozicion një peshore, sa peshime duhet të kryejmë minimalisht për të gjetur me saktësi zarin që peshon më pak?

Topat me ngjyra

Problema 0 Komente »

Problema më poshtë eshte relativisht shumë më e thjeshtë se ato të George J. Summers.

Kemi tre kuti: kutia e parë përmban dy topa të Bardhë, e dyta dy topa të Zinj, e treta një të Bardhe e një të Zi. Gjithashtu kemi dhe tre etiketa ku shkruhet përmbajtja e kutive : BB, ZZ, BZ. Këto etiketa janë të vendosura në kutit e lartë përmendura në një mënyrë të tillë që asnjëra nga etiketat nuk i përket kutis ku është ngjitur. Pa i parë kutitë nga brënda, cili është minimumi i topave që duhet të nxjerrim nga kutitë për të ditur se cilët topa ka secila kuti?

Shënim*: Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen ketu.

Paradoksi i Protagoras

Paradox 0 Komente »

Një nga paradokset më të vjetër logjik është ai i avokatit grek Protagoras.

Protagoras pranoi të mësonte një student të varfër me kusht që kur ky i fundit të mbaronte studimet dhe të fitonte çështjen e parë, ai do t’i paguante Protagoras një shumë të caktuar parash për studimet e kryera. Studenti e pranoi kushtin.

Studenti i kreu studimet por nuk bëri asnjë çështje gjyqsore. Pas një farë kohe Protagoras hodhi në gjyq studentin per shumën që i detyrohej mësuesit. Poshtë kemi argumentet që dha secili prej tyre në sallën e gjyqit:

Studenti: N.q.s unë e fitoj gjyqin, nuk kam pse të të paguaj sepse ti më hodhe në gjyq që të merrje lekët. N.q.s unë e humbas gjyqin, atëherë unë nuk do të kem fituar çështjen e parë ligjore. Duke ditur se kontrata jonë saktëson se unë duhet ta paguaj Protagoras vetëm pasi të kem fituar këtë çështje, nuk kam pse ta paguaj Protagoras as n.q.s humb as n.q.s fitoj.

Protagoras: N.q.s ai e humb këtë gjyq, ai duhet të më paguaj mua. (Në fund të fundit, kjo është çështja) N.q.s ai fiton, atëherë ky është gjyqi i tij i parë i suksesshëm, kështu që do t’i duhet të më paguajë. Në të dya rastet ai ka për të më paguar.

Në shëmbullin më siper nuk ka një përgjigje të saktë apo të gabuar për fituesin. Por ajo që mund të jetë më e rëndesishme është arsyetimi që duhet të perdori gjykatësi në marrjen e vendimit. Apo rruga që duhet të ndjekin i akuzuari dhe akuzuesi për të dalë fitimtar sipas interesave vetjake.

Paradoksi i Protagoras për vjetërsinë dhe primitivitetin e tij ka shumë zgjidhje ligjore dhe praktike ne ditët tona. Jeni te lutur ti sillni këtu! Fakti që argumentet e sjella kanë të bëjnë me njohurit juridike të personave nuk perbën kurrfarë limiti për shumëllojshmërinë tyre. Theksoj arsyetimin objektiv dhe qëllimin subjektiv të ketij blogu. Me fjalë të tjera, nuk është nevoja për ta kthyer arsyetimin ne çështje totalisht juridike.

Ju faleminderit!

Pozicioni Fredit

Algjebër, George J. Summers 0 Komente »

Fredi, Sokoli dhe Timi morën pjesë në olimpiadën e atletikës.

1. Në secilën kategori 3 pikë, 2 pikë dhe 1 pikë përkatisht ju dhanë medalieve: ari, argjendi, bronzi.

2. Pikë të njëjta ju dhanë atyre që dolën barazim për secilën kategori.

3. Numri total i pikëve për secilin lojtar ishte i barabartë në fund të ketyre tre kategorive: Kërcim së gjati, kërcim së larti dhe hedhje shtize.

4. Gjithashtu, ky numër total i pikëve  ishte i barabartë dhe me numrin maksimal total të pikëve për secilën kategori për këta tre lojtarë.

5. Fredi dhe Timi dolën barazim në kërcim së gjati për një nga tre medaliet.

6. Fredi dhe Sokoli dolën barazim në kërcim së larti për një nga tre medaliet.

7. Timi nuk mori asnjë pikë në një nga kategoritë.

8. Sokoli nuk mori asnjë pikë në një nga kategoritë.

Çfarë medalie mori Fredi në hedhjen e shtizës?

Shënim*: Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen ketu.

6 G-ra

Algjebër, George J. Summers 0 Komente »

Në shumëzimin e mëposhtëm secila gërmë paraqet një numër të caktuar :

ABCDE x F = GGGGGG

Cilin nga 10 numrat e mundshëm - 0,1,2,3,4,5,6,7,8,9 perfaqëson G-ja?

Shënim*: Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen ketu.

Numri që mungon

Algjebër, George J. Summers 0 Komente »

Në mbledhjen më poshtë secila gërmë paraqet një numër të caktuar.

AB + CD + EF + GH = III

 Cili nga 10 numrat e mundshëm - 0,1,2,3,4,5,6,7,8,9 mungon?

[Ndihme : Bëj një tabelë me të dhëna si shuma e numrave, numri maksimum që mund të ketë shifra e parë etj.]

Shënim*: Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen ketu.

Kubi

George J. Summers, Gjeometri 0 Komente »

Problema Kubi

Sipër kemi tre pamje të të njëjtit kub. Çdo faqe e kubit ka një nga 5 figurat e renditura lartë. I bie që një nga figurat të përsëritet në faqen e mbetur sepse dim se kubi ka 6 faqe.

I zoti i kubit jep një sqarim: “Në secilën nga pamjet(sipër) figura që përsëritet nuk është në faqen e poshtme të kubit.”

Cila nga figurat përsëritet?

Ndihmë: Për të vizualizuar më mirë kubin me 6 faqet, mund t’ju ndihmoj figura më posht.

kubi-hint

Shënim*: Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen ketu.

Problema në format per t’u printuar ose per t’u zmadhuar:

Image and video hosting by TinyPic

Ne ndertim populli!

Pa kategori 8 Komente »

Ne ndertim praaaaa


Dizajn nga N.Design Studio.
RSS për postimet RSS për komentet Identifikohu ose Regjistrohu