Gara - Zgjidhja
Përgjigjet 6 Mars 2008Astriti, Beni, Çimi dhe Drini bën një garë bashkë, ku secili mbaroi në një pozicion të ndryshëm nga tjetri. Të katërt burrat, ca gënjeshtarë me famë, e dhanë rezultatin e garës në këtë mënyrë:
Astriti
“Unë mbarova direkte pas Benit.
Nuk isha i pari.”
Beni
“Unë isha fill përpara Çimit.
Nuk isha i dyti.”
Çimi
“Unë isha fill përpara Drinit.
Nuk isha i treti.”
Drini
“Unë isha fill përpara Astritit.
Nuk isha i fundit.”
Vetem dy nga fjalit e mësiperme ishin të vërteta.
Ai që fitoi garën tha të paktën një fjali të vërtetë.
Cili nga të katërt e fitoi garën?
17 Mars 2008 më 11:59 pm
po kjo asnjerit s’i pelqeu?
19 Mars 2008 më 3:47 pm
po sikur te ishin te gjitha fjalite e verteta? ahaaaaaa … jo jo … prape do kishte konflikt. ueehhh. Pas nje dite te mundimshme, truri nuk eshte ka me funksionon. Sorry :):)
20 Mars 2008 më 5:34 pm
Rradhitja:
1. Beni
2. Cimi
3. Drini
4. Astriti
Edhe sikur te mos e kem gjetur, me genje se na behet qejfi jo per gje!

22 Mars 2008 më 2:04 pm
Atehere po te genjej qe e ke gjetur.
Si do te ishte : “Ushqimi i mire nuk eshte i lire!” apo
“Ushqimi i lire nuk eshte i mire!” :p