Një histori krimi - Zgjidhja
Përgjigjet 6 Mars 2008Alba, burri i saj, vajza e saj, djali i saj dhe vëllai i saj ishin të përfshirë në një vrasje. Një nga të pestë vrau një nga katër të tjerët. Kto janë faktet që dihen për ta:
1. Një burr e një grua ishin bashkë në një bar në momentin e ngjarjes.
2. Viktima dhe vrasësi ishin në plazh bashkë në momentin e ngjarjes.
3. Një nga fëmijët e Albës ishte vetëm ne momentin e ngjarjes.
4. Alba nuk ishte me të shoqin në momentin e ngjarjes.
5. Binjaku i viktimës nuk ishte vrasësi.
6. Vrasësi ishte me i ri se viktima.
Cili nga te pestë ishte viktima?
8 Mars 2008 më 3:02 pm
Si do arsyetoja unë:
Meqë tek e dhëna e 5-të, flitet për binjakun e viktimës (dhe që nuk është vrasësi) shikoj se kush mund të jenë
Binjakët e mundshëm:
1)Alba me të vëllain (dajën e kalamajve),
2)vajza me djalin
Nga e dhëna e 6-të, vrasësi është më i ri se viktima, nga ku, viktima nuk është as djali dhe as vajza e Albës (e forcuar kjo dhe nga e dhëna e 5-të).
Nga ku viktima është o Alba o i vëllai i saj…
Ta vazhdojë ndonjë tjetër tani
8 Mars 2008 më 3:06 pm
po le gjeje tamam :-p se del fiks fare, sipas zgjidhjes time dmth. Ose leje njehere :-p
12 Mars 2008 më 12:44 pm
Viktima - vellai i Albes
Vrasesi - burri i Albes
Mbase nuk eshte kjo zgjidhja, po sipas llogarive te mia kjo me doli.
13 Mars 2008 më 1:51 am
Po dhe mua keshtu me del.