Bastet
George J. Summers 7 Mars 2008Dikush tha: “Ne të tre bëmë ca baste.”
1. “Në filim, Artani fitoi nga Beni aq sa Artani kishte fillimisht.
2. Më pas, Beni fitoi nga Iliri aq sa i kishte mbetur vet Benit.
3. Më në fund, Iliri fitoi po aq sa i kishte mbetur nga Artani.
4. Pasi mbaruam së luajturi $Artani=$Beni=$Iliri.
5. Unë fillova me 50 lek.”
Cili nga të tre lojtarët është folësi?
8 Mars 2008 më 1:22 am
A4=B4=I4=X
Pas bastit 1 kemi:
A=2A1 B=B1-A1 I=I1
Pas bastit 2 kemi:
B=2B2=2(B1-A1) I=I1-(B1-A1) dhe A=2A1
Pas bastit 3 kemi:
I=2I2= 2[I1-(B1-A1)] , A= 2A1-[I1-(B1-A1)], B=2(B1-A1)
ose:
a) A=A1-I1+B1
b) B=2B1-2A1
c) I=2I1-2B1+2A1
Dhe në ktë pikë, sipas 4), ata duhet të kishin të njëjtën sasi parash, pra:
A=B=I=X
Nga B=I kemi:
=> 2B1-2A1=2I1-2B1+2A1
=> 2I1=4B1-4A1 => I1=2B1-2A1
Nga B=A kemi:
2B1-2A1=A1-I1+B1 nga ku:
I1=3A1-B1
Nga këto vlera të I1 gjejmë që:
3A1-B1=2B1-2A1
5A1=3B1
8 Mars 2008 më 1:35 am
Ops, nuk e paska marrë pjesën tjetër:
duke kryer veprimet gjejmë që:
A1=3/5B1= 3/14I1
B1=5/3A1= 5/14I1
I1=14/3A1=14/5B1
Duke parë këto raporte, i vetmi që mund të ketë patur fillimisht një sasi paresh që plotpjestohet me 5 është Beni.
8 Mars 2008 më 1:46 am
Nuk po e jap pergjigjen qe tani, qe ta bejne dhe te tjere se ç’u kuptua. Por shume mire qe e ke shtjelluar, kete do desha dhe nga te tjeret.
8 Mars 2008 më 2:03 am
Kush është i apasionuar dhe i interesuar të kalojë kohën me këto lloj lojërash, asnjëherë nuk do të shkonte që të shikonte komentet me zgjidhjet,sepse në rradhë të parë, ai që do ta provojë, kërkon që të shikojë se a mundet që ta zgjidhë vetë problemin (aty është lezeti) dhe më pas të shikojë dhe të konfrontojë rrugët e mundëshme që do të kenë ndjekur të tjerët për ta zgjidhur atë problem