Problema më e vështirë!
Raymond Smullyan 19 Mars 2008Problema më poshtë është e modifikuar nga George Boolos. Para se të paraqes problemën dua te vë në dukje se përgjigjja e kësaj probleme gjëndet nëpër faqe të ndryshme interneti për nga niveli i lartë i vështirësis. E postova këtu më shumë si kuriozitet sesa si domosdoshmëri zgjidhjeje.
Tre zotër A, B dhe C karakterizohen si: i sinqerti, i rremi, dhe i rastësishmi. D.m.th njëri thotë gjithnjë të vërtetën, tjetri gjithmonë gënjen, ndërsa tjetri jep përgjigje rradhe ose të vertetë ose gënjeshtër. Detyra jote është të gjesh identitetin e secilit me anë të tre pyetjeve pohuese ose mohuese. Nga një pyetje për zot. Të tre zotërit e kuptojnë gjuhën që ju komunikohen pyetjet, por preferojnë të përgjigjen në një gjuhë që ne nuk e dijmë. (shëmbull : e zëmë sikur nuk e njohim Anglishten dhe nuk i kuptojmë fjalët YES dhe NO)
Cilat do të ishin pyetjet?