Nuk ka…
Raymond Smullyan 8 Prill 2008Veliajt, Lilajt dhe Spahiajt e kanë zakon ti referohen femijëve të tyre me numër rendor sipas rradhës së lindjes. Fjalitë më poshtë i referohen fëmijëve të këtyre tre familjeve:
1. Fëmija i dyte i secilës familje ka tre vellezër.
2. Fëmija i tretë i secilës familje ka dy motra.
3. Fëmija i katërt i Lilajve dhe fëmija i katërt i Veliajve e kanë të njëjtë numrin e vëllezërve.
4. Fëmija i pestë i Veliajve dhe fëmija i pestë i Spahiajve e kanë të njëjtë numrin motrave.
5. Fëmija i gjashtë i Spahiajve e ka të njëjtë numrin e vëllezërve me numrin e motrave të fëmis së gjashtë të Lilajve.
6. Çdo familje ka numër të ndryshëm fëmijsh.
7. Në njërën nga familjet fëmija i parë është djalë.
8. Në njërën nga familjet fëmija i fundit është vajzë.
9. Në ditën kur djali i parë i familjes u martua me vajzën e fundit të familjes tjetër, vetëm dy familje kishin arsye celebrimi. Familja e nuses dhe familja e dhëndërit.
Cila nga tre familjet nuk mori pjesë në dasëm?
Shënim*: Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen ketu.