Qyteza
George J. Summers 8 Prill 2008Në një qytezë të vogël jetojnë katër tregtarë: Arian, Bekim, Klodi, Dorian.
1. Secila nga shtëpitë e tregtarëve ndodhet në kryqëzimin e dy ose më shumë rrugëve siç tregohen në vizatimin më poshtë:

2. Një ditë, Ariani vizitoi shtëpin e shokut të tij më të mirë Bekimi, Bekimi vizitoi shtëpin e shokut te tij të ngushtë Klodi, Klodi vizitoi shtepinë e shokut të tij të ngushtë Dorian. Së fundi, Doriani vizitoi shtepinë e shokut të tij të ngushtë Arian.
3. Atë ditë, rruga për secilin tregtar :
a. Filloi me daljen e tyre nga shtëpia dhe përfundoi me arritjen e tyre tek shtepitë e miqve të secilit.
b. Përfshinte ndalesa në disa prej shtëpive që gjendeshin në blloqet e qytezës. ( Bllok është një pjesë e rrugës që ndodhet midis dy kryqëzimeve me shtëpi në të dya anët e rrugës. )
c. Rezultoi në përshkimin e të gjithë blloqeve të qytezës vetëm njëherë nga njëri tregtar.
Cili nga katër tregtarët përshkoi tek të gjitha blloqet e qytezës për të arritur në destinacion?
Shënim*: Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen këtu.