Një nga paradokset më të vjetër logjik është ai i avokatit grek Protagoras.

Protagoras pranoi të mësonte një student të varfër me kusht që kur ky i fundit të mbaronte studimet dhe të fitonte çështjen e parë, ai do t’i paguante Protagoras një shumë të caktuar parash për studimet e kryera. Studenti e pranoi kushtin.

Studenti i kreu studimet por nuk bëri asnjë çështje gjyqsore. Pas një farë kohe Protagoras hodhi në gjyq studentin per shumën që i detyrohej mësuesit. Poshtë kemi argumentet që dha secili prej tyre në sallën e gjyqit:

Studenti: N.q.s unë e fitoj gjyqin, nuk kam pse të të paguaj sepse ti më hodhe në gjyq që të merrje lekët. N.q.s unë e humbas gjyqin, atëherë unë nuk do të kem fituar çështjen e parë ligjore. Duke ditur se kontrata jonë saktëson se unë duhet ta paguaj Protagoras vetëm pasi të kem fituar këtë çështje, nuk kam pse ta paguaj Protagoras as n.q.s humb as n.q.s fitoj.

Protagoras: N.q.s ai e humb këtë gjyq, ai duhet të më paguaj mua. (Në fund të fundit, kjo është çështja) N.q.s ai fiton, atëherë ky është gjyqi i tij i parë i suksesshëm, kështu që do t’i duhet të më paguajë. Në të dya rastet ai ka për të më paguar.

Në shëmbullin më siper nuk ka një përgjigje të saktë apo të gabuar për fituesin. Por ajo që mund të jetë më e rëndesishme është arsyetimi që duhet të perdori gjykatësi në marrjen e vendimit. Apo rruga që duhet të ndjekin i akuzuari dhe akuzuesi për të dalë fitimtar sipas interesave vetjake.

Paradoksi i Protagoras për vjetërsinë dhe primitivitetin e tij ka shumë zgjidhje ligjore dhe praktike ne ditët tona. Jeni te lutur ti sillni këtu! Fakti që argumentet e sjella kanë të bëjnë me njohurit juridike të personave nuk perbën kurrfarë limiti për shumëllojshmërinë tyre. Theksoj arsyetimin objektiv dhe qëllimin subjektiv të ketij blogu. Me fjalë të tjera, nuk është nevoja për ta kthyer arsyetimin ne çështje totalisht juridike.

Ju faleminderit!