Vrasje në familje
Të shkurtra 0 Komente »Një goditje e fortë dere u dëgjua në shtëpinë e Almës dhe Agim Shehut të shtunën në darkë. Agimi hapi derën dhe pa detektivin e zonës me një hije të ngrysur në fytyrë. E pyet se ç’kishte ngjarë, e detektivi më së fundi sqaron:
‘Më vjen shumë keq t’ju informoj për vdekjen e vëllait të zonjës Shehu, e gjetëm sot në drekë të masakruar.’
Agimi në moment shprehet: ‘Kush ia ka bërë një gjë kaq të tmerrshme Benit? Ime shoqe do të shkatërrohet nga ky lajm.’
Agimi ftoi detektivin në shtëpi për t’i thënë lajmin gruas së tij. Alma u bë histerike nga lajmi tronditës. Detektivi i kerkoi ciftit të paraqiteshin në komisariat të nesërmen për deklaratat e tyre.
Të nesërmen çifti u paraqit tek zyra e detektivit, gati për pyetjet e përgatitura. Detektivi kaloi direkte në temë: ‘Keni ndonjë ide se kush mund ta ketë bërë dicka të tillë? Duket sikur Beni e njihte vrasësin e tij.’
Agimi pa nga Alma dhe filloi: ‘Po tani unë di që Turi, burri i motrës time Bona, është njeri shumë i çuditshëm dhe e ka kërcënuar Benin në shumë raste nëpër zënka që kanë patur me njëri tjetrin.’ Alma e përlotur filloi të fliste me qetësi: ‘ Eshtë gjithashtu vëllai tjetër imi, Genti, po ai nuk besoj të ketë bërë gjë sepse ka qënë shumë i lidhur me Benin e për më tepër ai ka qenë jashtë qytetit për më shumë se një muaj.’
Agimi ndërkohë shtoi: ‘Ah po, është xhaxha Iliri. Beni gjithnjë ka uruar vdekjen e tij sepse mendonte se do ti merrte pasurinë, Ilirit i ishte mbushur mendja që Beni do ta vriste një ditë. Por ndërkohë, dajë Filipi i kishte Benit shumë para borxh dhe Beni e kërcënonte haptazi për to.’
Detektivi menjëherë tha: ‘Dëgjova mjaft për këtë histori. Eshtë fare e qartë se Benin e keni vrarë ju zoti Agim Shehu, e që tani jeni i arrestuar.’
Si arriti detektivi në këtë konkluzion?





