Pozicioni Fredit
Algjebër, George J. Summers 0 Komente »Fredi, Sokoli dhe Timi morën pjesë në olimpiadën e atletikës.
1. Në secilën kategori 3 pikë, 2 pikë dhe 1 pikë përkatisht ju dhanë medalieve: ari, argjendi, bronzi.
2. Pikë të njëjta ju dhanë atyre që dolën barazim për secilën kategori.
3. Numri total i pikëve për secilin lojtar ishte i barabartë në fund të ketyre tre kategorive: Kërcim së gjati, kërcim së larti dhe hedhje shtize.
4. Gjithashtu, ky numër total i pikëve ishte i barabartë dhe me numrin maksimal total të pikëve për secilën kategori për këta tre lojtarë.
5. Fredi dhe Timi dolën barazim në kërcim së gjati për një nga tre medaliet.
6. Fredi dhe Sokoli dolën barazim në kërcim së larti për një nga tre medaliet.
7. Timi nuk mori asnjë pikë në një nga kategoritë.
8. Sokoli nuk mori asnjë pikë në një nga kategoritë.
Çfarë medalie mori Fredi në hedhjen e shtizës?
Shënim*: Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen ketu.