Bastet

George J. Summers 4 Komente »

Dikush tha: “Ne të tre bëmë ca baste.”

1. “Në filim, Artani fitoi nga Beni aq sa Artani kishte fillimisht.

2. Më pas, Beni fitoi nga Iliri aq sa i kishte mbetur vet Benit.

3. Më në fund, Iliri fitoi po aq sa i kishte mbetur nga Artani.

4. Pasi mbaruam së luajturi $Artani=$Beni=$Iliri.

5. Unë fillova me 50 lek.”

Cili nga të tre lojtarët është folësi?

Lojtari më i mirë!

George J. Summers 0 Komente »

Zoti Scott, motra e tij, djali i tij dhe vajza e tij janë lojtar tenisi. Faktet e mëposhtme i referohen personave të përmendur:

1. Binjaku i lojtarit më të mirë dhe lojtari më i keq janë të gjinive të kundërta.

2. Lojtari më i mire dhe lojtari më i keq kanë të njëjtën moshë.

Cili nga të katërt është lojtari më i keq?

Shënim. Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen ketu.

Një histori krimi

George J. Summers 0 Komente »

Alba, burri i saj, vajza e saj, djali i saj dhe vëllai i saj ishin të përfshirë në një vrasje. Një nga të pestë vrau një nga katër të tjerët. Kto janë faktet që dihen për ta:

1. Një burr e një grua ishin bashkë në një bar në momentin e ngjarjes.

2. Viktima dhe vrasësi ishin në plazh bashkë në momentin e ngjarjes.

3. Një nga fëmijët e Albës ishte vetëm ne momentin e ngjarjes.

4. Alba nuk ishte me të shoqin në momentin e ngjarjes.

5. Binjaku i viktimës nuk ishte vrasësi.

6. Vrasësi ishte me i ri se viktima.

Cili nga te pestë ishte viktima?

Shënim. Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen ketu.

I zgjuari - Zgjidhja

Përgjigjet 0 Komente »

Aliu, Bardhi dhe Koli po studiojnë Kimi dhe Fizikë.

Aliu flet sinqerisht:

“Vetëm njëri nga ne është i zgjuar djema.

N.q.s nuk jam i zgjuar, nuk do ta kaloj Kimin.”

Bardhi pranon çiltërsisht:

“I zgjuari këtu mes nesh është i vetmi që nuk kalon një nga dy lëndët.

N.q.s jam i zgjuar, do ta kaloj Kimin.”

Koli sqaron vërtetësisht:

“N.q.s jam i zgjuar, do ta kaloj Fizikën.

N.q.s nuk jam i zgjuar nuk do ta kaloj Fizikën

Cili nga tre djemtë është i zgjuar?

Numri që mungon - Zgjidhja

Përgjigjet 2 Komente »

Në mbledhjen më poshtë secila gërmë paraqet një numër të caktuar.

AB + CD + EF + GH = III

Cili nga 10 numrat e mundshëm - 0,1,2,3,4,5,6,7,8,9 mungon?

[Ndihme : Bëj një tabelë me të dhëna si shuma e numrave, numri maksimum që mund të ketë shifra e parë etj.]

Pozicioni Fredit - Zgjidhja

Përgjigjet 14 Komente »

Fredi, Sokoli dhe Timi morën pjesë në olimpiadën e atletikës.

1. Në secilën kategori 3 pikë, 2 pikë dhe 1 pikë përkatisht ju dhanë medalieve: ari, argjendi, bronzi.

2. Pikë të njëjta ju dhanë atyre që dolën barazim për secilën kategori.

3. Numri total i pikëve për secilin lojtar ishte i barabartë në fund të ketyre tre kategorive: Kërcim së gjati, kërcim së larti dhe hedhje shtize.

4. Gjithashtu, ky numër total i pikëve ishte i barabartë dhe me numrin maksimal total të pikëve për secilën kategori për këta tre lojtarë.

5. Fredi dhe Timi dolën barazim në kërcim së gjati për një nga tre medaliet.

6. Fredi dhe Sokoli dolën barazim në kërcim së larti për një nga tre medaliet.

7. Timi nuk mori asnjë pikë në një nga kategoritë.

8. Sokoli nuk mori asnjë pikë në një nga kategoritë.

Çfarë medalie mori Fredi në hedhjen e shtizës?

Tabela ndihmëse :

Një histori krimi - Zgjidhja

Përgjigjet 4 Komente »

Alba, burri i saj, vajza e saj, djali i saj dhe vëllai i saj ishin të përfshirë në një vrasje. Një nga të pestë vrau një nga katër të tjerët. Kto janë faktet që dihen për ta:

1. Një burr e një grua ishin bashkë në një bar në momentin e ngjarjes.

2. Viktima dhe vrasësi ishin në plazh bashkë në momentin e ngjarjes.

3. Një nga fëmijët e Albës ishte vetëm ne momentin e ngjarjes.

4. Alba nuk ishte me të shoqin në momentin e ngjarjes.

5. Binjaku i viktimës nuk ishte vrasësi.

6. Vrasësi ishte me i ri se viktima.

Cili nga te pestë ishte viktima?

Kubi - Zgjidhja

Problema, Përgjigjet 2 Komente »

Problema Kubi

Sipër kemi tre pamje të të njëjtit kub. Çdo faqe e kubit ka një nga 5 figurat e renditura lartë. I bie që një nga figurat të përsëritet në faqen e mbetur sepse dim se kubi ka 6 faqe.

I zoti i kubit jep një sqarim: “Në secilën nga pamjet(sipër) figura që përsëritet nuk është në faqen e poshtme të kubit.”

Cila nga figurat përsëritet?

Ndihmë: Për të vizualizuar më mirë kubin me 6 faqet, mund t’ju ndihmoj figura më posht.

kubi-hint

Gara - Zgjidhja

Përgjigjet 4 Komente »

Astriti, Beni, Çimi dhe Drini bën një garë bashkë, ku secili mbaroi në një pozicion të ndryshëm nga tjetri. Të katërt burrat, ca gënjeshtarë me famë, e dhanë rezultatin e garës në këtë mënyrë:

Astriti

“Unë mbarova direkte pas Benit.

Nuk isha i pari.”

Beni

“Unë isha fill përpara Çimit.

Nuk isha i dyti.”

Çimi

“Unë isha fill përpara Drinit.

Nuk isha i treti.”

Drini

“Unë isha fill përpara Astritit.

Nuk isha i fundit.”

Vetem dy nga fjalit e mësiperme ishin të vërteta.

Ai që fitoi garën tha të paktën një fjali të vërtetë.

Cili nga të katërt e fitoi garën?

Lojtari më i mirë! - Zgjidhja

Përgjigjet 0 Komente »

Zoti Scott, motra e tij, djali i tij dhe vajza e tij janë lojtar tenisi. Faktet e mëposhtme i referohen personave të përmendur:

1. Binjaku i lojtarit më të mirë dhe lojtari më i keq janë të gjinive të kundërta.

2. Lojtari më i mire dhe lojtari më i keq kanë të njëjtën moshë.

Cili nga të katërt është lojtari më i keq?

6 G-ra - Zgjidhja

Përgjigjet 5 Komente »

Në shumëzimin e mëposhtëm secila gërmë paraqet një numër të caktuar :

ABCDE x F = GGGGGG

Cilin nga 10 numrat e mundshëm - 0,1,2,3,4,5,6,7,8,9 perfaqëson G-ja?

Ora

Të shkurtra 0 Komente »

Një orë muri shkon përpara çdo 24 orë. N.q.s tregon 7:30 më 7:30 të mëngjesit. Sa do të jetë përpara në mesditë të po kësaj dite?

Një e gjysëm

Të shkurtra 0 Komente »

N.q.s një pulë e gjysëm bën një vezë e gjysëm për një ditë e gjysëm, sa vezë bëjnë tre pula në tetë ditë?

Qyteza - Zgjidhja

Përgjigjet 0 Komente »

Në një qytezë të vogël jetojnë katër tregtarë: Arian, Bekim, Klodi, Dorian.

1. Secila nga shtëpitë e tregtarëve ndodhet në kryqëzimin e dy ose më shumë rrugëve siç tregohen në vizatimin më poshtë:

Qyteza

2. Një ditë, Ariani vizitoi shtëpin e shokut të tij më të mirë Bekimi, Bekimi vizitoi shtëpin e shokut te tij të ngushtë Klodi, Klodi vizitoi shtepinë e shokut të tij të ngushtë Dorian. Së fundi, Doriani vizitoi shtepinë e shokut të tij të ngushtë Arian.

3. Atë ditë, rruga për secilin tregtar :
a. Filloi me daljen e tyre nga shtëpia dhe përfundoi me arritjen e tyre tek shtepitë e miqve të secilit.
b. Përfshinte ndalesa në disa prej shtëpive që gjendeshin në blloqet e qytezës. ( Bllok është një pjesë e rrugës që ndodhet midis dy kryqëzimeve me shtëpi në të dya anët e rrugës. )
c. Rezultoi në përshkimin e të gjithë blloqeve të qytezës vetëm njëherë nga njëri tregtar.

Cili nga katër tregtarët përshkoi tek të gjitha blloqet e qytezësr të arritur në destinacion?

Topat me ngjyra - Zgjidhja

Përgjigjet 0 Komente »

Problema më poshtë eshte relativisht shumë më e thjeshtë se ato të George J. Summers.

Kemi tre kuti: kutia e parë përmban dy topa të Bardhë, e dyta dy topa të Zinj, e treta një të Bardhe e një të Zi. Gjithashtu kemi dhe tre etiketa ku shkruhet përmbajtja e kutive : BB, ZZ, BZ. Këto etiketa janë të vendosura në kutit e lartë përmendura në një mënyrë të tillë që asnjëra nga etiketat nuk i përket kutis ku është ngjitur. Pa i parë kutitë nga brënda, cili është minimumi i topave që duhet të nxjerrim nga kutitë për të ditur se cilët topa ka secila kuti?


Dizajn nga N.Design Studio.
RSS për postimet RSS për komentet Identifikohu ose Regjistrohu