Gara
George J. Summers 0 Komente »Astriti, Beni, Çimi dhe Drini bën një garë bashkë, ku secili mbaroi në një pozicion të ndryshëm nga tjetri. Të katërt burrat, ca gënjeshtarë me famë, e dhanë rezultatin e garës në këtë mënyrë:
Astriti
“Unë mbarova direkte pas Benit.
Nuk isha i pari.”
Beni
“Unë isha fill përpara Çimit.
Nuk isha i dyti.”
Çimi
“Unë isha fill përpara Drinit.
Nuk isha i treti.”
Drini
“Unë isha fill përpara Astritit.
Nuk isha i fundit.”
Vetem dy nga fjalit e mësiperme ishin të vërteta.
Ai që fitoi garën tha të paktën një fjali të vërtetë.
Cili nga të katërt e fitoi garën?
Shënim. Zgjidhjet mund të postohen ose lexohen ketu.


